Ka ndodhur

Pogradec, tre burra dhunojnë dhe i hedhin spraj në fytyrë një gruaje

Gazeta Si – Një grua është dhunuar në Pogradec nga tre burra që e kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur spraj në fytyrë.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpalli në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (spraj), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë