Ka ndodhur

Pogradec / Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat. Dyshohet se shënjestra ishte ish-i dënuari, sapo është liruar nga amnistia

Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në sheshpushimin e një pallati në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, midis katit të parë dhe katit të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit Meardi Berberi.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Meardi Berberi është person me precedent të theksuar kriminal.

Ai ka përfituar së fundmi nga amnistia dhe është liruar nga burgu.

Berberi rezulton i dënuar për veprat penale:

-08.08. 2020 “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”;

-10.02.2019 “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”;

-20.06.2008 “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”;

-24.02.2018 “Kanosje, prishje e qetësisë publike”;

-24.04.2011 “Plagosje e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë