Ka ndodhur

Pogradec, punonjësi i policisë thyen masën e sigurisë dhe shkon në kafe

Gazeta Si – Një punonjës policie në Pogradec është arrestuar pasi theu masën e sigurisë. Në 18 maj 2022 efektivi Enea Qose, u arrestua pasi akuzohet se shpërdoroi detyrën duke marrë rryshfet nga një shtetas kosovar.

Për të gjykata kishte vendosur pezullimin dhe hetimin me masën e sigurimit personal të “Arrestit në shtëpi”

Por mbrëmjen e 8 shtatorit 2022, rreth orës 22:30 policia në bashkëpunim me AMP, kanë bërë të mundur arerstimin në flagrancë në ambjentet e një biznesi Bar Kafe në lagjen Nr. 4 Pogradec, duke thyer masën e “Arrestit të shtëpisë” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, në kuadër të procedimit penal nr.163, viti 2022 (në hetim).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë