Ka ndodhur

Pogradec, pezullohet nga detyra drejtori që ngacmoi dy nxënëset e mitura

Drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit Stropckë, Adriatik Haxhillari është pezulluar nga detyra. Ai u arrestua të shtunën nga policia e Korçës, pasi akuzohet se prej 2 javësh kishte ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të mitura të kësaj shkolle.

Në dokumentin që mban datën 8 nëntor, thuhet se “Adriatik Haxhilalri është pezulluar nga detyra e drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Stropckë” Pogradec, deri në përfundimin e hetimeve që po kryhen ndaj tij.”

Ato kanë rrëfyer në prani të psikologut se drejtori i ngacmonte gjatë orës së mësimit, si edhe me mesazhe në orët e mbrëmjes. Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as e kanë denoncuar, por policia e ka zbardhur ngjarjen nga rrethana të tjera.

Drejtori i shkruante mesazhe në telefon 14-vjeçares dhe gjyshja e kësaj të fundit u shpreh se ai i shruante fjalë turpi. Ndërkohë pritet që të martën i akuzuari të paraqitet pranë Gjykatës për masën e tij të sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë