Gazeta Si – Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Pogradec pas konfliktit me 3 të rinj, vëllezër me njëri-tjetrin.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se tre vëllezërit, të cilët u arrestuan nga policia, janë shitës në treg, teksa me klientin 29-vjeçar janë grindur për çmimin e blerjes së ullinjve.
Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 29-vjeçarin. Momentalisht i dëmtuari është në sallën e reanimacionit, duke marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka rrezik për jetën.
“Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga Policia 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit. Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




