Futboll

Pogba, lamtumirë United. Gjithçka flet për rikthim te Juventus

Paul Pogba e Ole Gunnar Solskjaer (sipas asaj që bën të ditur Daily Mail) kanë folur pas eliminimit të United nga Champions përballë Leipzig e, me tone civile e me premtimin për impenjim maksimal për sa kohë vesh fanellën e United, mesfushori francez i ka komunikuar trajnerit të tij dëshirën se dëshiron të largohet nga Manchester në merkaton e janarit.

Përshtypja e parë është se pas këtij vendimi fshihet me shumë mundësi Juventus. Pogba u kthye të ndjekë bardhezinjtë në Instagram. Për shumë ky është një sinjal i qartë i interesit të tij për rikthimin në Torino. Kësaj i shtohet edhe deklarata e menaxherit të tij Mino Raiola që, pasi konfirmoi vullnetin e të asistuarit të tij për tu larguar nga Premier League, e ka përcaktuar “të mundshme” zgjidhjen Juventus. Gjithçka do të varet, në çdo rast, nga vlerësimi i lojtarit. Në një moment kaq të veçantë ekonomik, është e qartë se në Torino nuk mund të bëjnë çmenduria për rikthimin e Pogba.

Ja përse tashmë është kthyer në modë shkëmbimi me Dybala. Hipoteza tjetër është për Pogba është Real Madrid. Nuk është mister që Zidane e kërkon bashkëkombasin në mesfushën e Real, edhe pse operacioni Camavinga, që është 9 vjet më i ri në krahasim me Pogba, mund të frenojë mundësinë e një kalimi të francezit në klubin e Florentino Perez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë