Futboll

Pogba gjithmonë problem, vonesa në grumbullim e lë jashtë në Ligën e Europës

Gazeta Si – Trajneri Alegri e ka lënë në shtëpi francezin për arsye disiplinore. Nuk do të jetë në fushë ndaj gjermanëve në ndeshjen e sotme.

Nuk pati kohë as për të vlerësuar rikthimin në fushë, pas atij dëmtimi të gjatë. Pol Pogba do ta shohë edhe sot Juventusin nga tribuna. Ai u paraqit me vonesë në grumbullimin para ndeshjes të mërkurën në mbrëmje dhe është lënë jashtë listës nga trajneri Masimiliano Alegri për arsye disiplinore.

Pol Pogba në stërvitje me Juventusin. Gazeta Si, 9 mars 2023

Pogba nuk do të jetë as në stol këtë mbrëmje, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligës së Europës ndaj Frajburgut. Francezi do ta niste nga stoli gjithsesi, sepse trajneri Alegri duhej ta administronte mirë, duke parë minutat e pakta që ka në këmbë.

Lista e të grumbullarve të Juves ndaj Frajburgut
Portierë
Shezni, Pinsolio, Perin
Mbrojtës
Bremer, Danilo, Aleks Sandro, Gati, Bonuçi, Rugani
Mesfushorë
Lokateli, Kuadrado, Kostiç, Mireti, Rabiot, Paredes, Faxhioli, Barrenekea
Sulmues
Kieza, Vlahoviç, Kean, Di Maria, Soulé


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë