Emri i Paul Pogba vazhdon të mbajë gjallë merkaton. Raporti mes francezit e Manchester United mbetet në nivelin më të ulët dhe kjo situatë nuk mund të mos i pëlqejë dy klubeve që kanë si objektiv transferimin e mesfushorit: Real Madrid e Juventus. Edhe për këtë, lajmet e fundit që vijnë nga Anglia mbajnë të hapur mundësinë e një transferimi. Sipas asaj që mësohet, Pogba i ka konfirmuar shokëve të tij të skuadrës dëshirën për tu larguar nga Red Devils.
Me pak fjalë, edhe mesfushori kampion bote vazhdon të mendojë se aventura e tij tek Manchester ka mbërritur në fund, pavarësisht se lojtarët e tjerë e konsiderojnë si një element të pazëvendësueshëm brenda skuadrës. Por, vështirë se Pogba do të jetë serish te United sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Juventus e ka mohuar gjithnjë interesimin për të risjellë Oktapodin në Torino, ndërsa Zidane nuk e ka mohuar kurrë vlerësimin për bashkëkombësin dhe dëshirën për ta patur me vete. Juventus dhe Real mund të sfidojnë njëri-tjetrin për ti rrëmbyer një “po” nga Pogba. Edhe pse para së gjithash duhen gjetur 100 milionë euro dhe të bindin Raiola-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




