Pyetni çdo udhëtar të shpeshtë për rregullat e tij që ndjek në një udhëtim dhe ka të ngjarë të dëgjoni të njëjtën këshillë: Mos merrni kurrë një valixhe të madhe, vetëm një ‘carry on’ ose një valixhe dore.
Por vendosja e gjithçkaje që ju nevojitet, veçanërisht për një qëndrim më të gjatë, në një valixhe të vogël dhe një çantë dore ose çantë shpine kërkon njëfarë zgjuarsie: Dimensionet maksimale për bagazhet që futen në shumicën e koshave të linjave janë të kufizuara për të mos thënë që ndryshojnë nga linja në linjë...
Me poshtë disa nga këshillat e ekspertëve se çfarë rregullash duhet të ndjekim kur paketojmë rrobat.
Zgjidhni bagazhin e duhur
Ndonëse disa udhëtarë të rregullt betohen për çantat e buta, shumica janë të përkushtuar ndaj valixheve të forta dhe rrotulluese. "Ata janë më të lehta," thotë Hitha Palepu, 39 vjeç, autore dhe sipërmarrëse me bazë në Nju Jork, e cila shkroi atë që mund të jetë libri përfundimtar mbi këtë temë, "Si duhet të paketoni: Udhëtoni zgjuar për çdo rrugë" publikuar në vitin 2017. Materiali polikarbonat i përdorur për valixhet me guaskë të fortë, shpjegon ajo, "është rreth gjysma e peshës së najlonit të fortë që përdoret në valixhet e buta"...
Redaktoni listën tuaj të paketimit pa mëshirë
“Nuk mund të marrësh rroba ‘për çdo rast’,”. "Nëse diçka nuk është absolutisht thelbësore, atëherë nuk është e domosdoshme."
Më poshtë, disa strategji për identifikimin e nevojave të thjeshta.
Rrobat
"Kërkoni rroba me përzierje mëndafshi ose mëndafsh dhe lesh - ato pëlhura janë më rezistente ndaj rrudhave se shumica," këshillon Palepu...
Kostumet janë gjithashtu një opsion i shkëlqyeshëm. "Ato mund të vishen me taka për një natë jashtë, ose me atlete gjatë ditës," thotë drejtori kreativ me bazë në Londër, Alex Eagle, 40.
Pajisje tualeti
Është më e lehtë të blini pajisje te vogla për produktet tuaja të preferuara dhe t'i rimbushni ato nga shishe më të mëdha që i keni në shtëpi...
Paketoni sikur çdo centimetër ka rëndësi (sepse ka rëndësi)
Si rregull i përgjithshëm, Palepu paketon së pari artikujt më të mëdhenj, për të maksimizuar hapësirën. Ajo rekomandon rrotullimin e shumicës – së veshjeve por jo të gjitha për të shmangur rrudhat
Palosni pantallonat e kostumit për së gjati për të ruajtur rrudhën, më pas rrotullojini ato.
Rrotulloni çdo pantallon tjetër, funde, fustane, pizhame dhe rroba stërvitjeje dhe paketojini më pas.
Vendosni të brendshmet dhe çorapet në çdo boshllëk të mbetur.
Në gjysmën tjetër të çantës suaj, rregulloni këpucët tuaja, të ruajtura kryesisht në çanta këpucësh, rreth perimetrit. (Për të kursyer hapësirë, vishni rrugës ato që zënë më shumë hapësirë në valixhe) Mes këpucëve mund të fusni pajisjet e tualetit
Konsideroni paketimin e kubeve
Kubat e paketimit, të cilat janë qese me zinxhir të krijuar për të ngjeshur veshjet dhe për të kursyer hapësirë, janë veçanërisht të dobishëm për udhëtimet me shumë ndalesa, duke ofruar një mënyrë më të qetë për të paketuar dhe shpaketuar shpejt. Kubat e paketimit janë veçanërisht të dobishëm edhe për familjet e reja, thotë Palepu: Fëmijët e saj kanë secili një grup në ngjyrën e tyre të preferuar, që do të thotë se rrobat e tyre dallohen lehtësisht nëse ndajnë një valixhe...
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.