Shendet

“Po ty, si të vijnë “ato”?

Që prej dhimbjeve të para, deri tek fakti se duhet të mbaheshin sekret, shumë vajza e gra kanë ndarë historitë e tyre të periodave në rrjetet sociale. Kjo gjë ishte pjesë e iniciativës së disa aktivisteve, për të ndryshuar tabunë e periodave dhe nën sloganin #FreePeriodStories, ato kanë nisur të tregojnë historitë e tyre.
Por çfarë mund të tregojnë një femër për menstruacionet dhe pse është e rëndësishme kjo gjë?
Për disa, menstruacionet kanë qenë një bezdi e madhe kur takoheshin me miqtë, të tjerë nuk janë ndjerë komodë në takimet e tyre romantike, por disa nuk kanë qenë thjesht histori për të qeshur. Ka pasur edhe nga ato raste kur sikleti i madh që shkaktojnë periodat ka çuar në një problem edhe më serioz.
Kjo fushatë nisi fillimisht nga aktivistja, Amnika George, e cila nisi të postonte historinë e saj në rrjete sociale, që në momentin e parë kur lexoi një artikull se shumë vajza të varfra britanike kishin lënë shkollën për shkak të periodave. "Po ty, si të vijnë "ato"?, ishte pyetja më e zakonshme që bëhej nga vajzat e gratë, të cilat me pas ndanë historitë e tyre me të tjerët.

Amnika George

Hashtagu nëpër rrjete sociale u pasua nga një fushatë që George nisi për vendosjen e pecetave higjienike në shkollë. Këtë vit ajo përfundoi me sukses një tjetër fushatë, ku krijoi “këndin e pecetave higjienike” në shumë shkolla fillore dhe të mesme, të cilat ishin falas. Ajo thotë se kjo fushatë duhet të vazhdojë, deri në momentin që të gjithë do fillojmë të flasim lirshëm për këtë temë.

https://twitter.com/alicelouise_94/status/1178755329187831808

“Që kur kemi qenë të vogla na është thënë se kjo gjë është delikate dhe ne gjithmonë pëshpëritim kur vjen puna tek menstruacionet. Ne kemi nevojë për të ndryshuar këtë tabu dhe periodat, janë diçka për të cilën mund të diskutojmë në publik,” është shprehur ajo.
Ndërsa për Celia Hodson, e cila themeloi organizatën jo fitimprurëse “Hey Girls” ndarja e historive të menstruacioneve është një fakt shumë i rëndësishëm që mund të na ndihmojë në thyerjen e tabusë.
“Një herë një vajzë na tregoi se kur kishte dalë për darkë me të dashurin e saj, ai i kishte thënë se “nuk prisje dot të të vinin periodat kur të shkoje në shtëpi”. Kjo është totalisht qesharake”, shprehet ajo.
Një hulumtim i realizuar nga organizata, tregoi se rreth 48% e vajzave dhe grave në Britani, kanë turp të flasin për periodat. Hodson shprehet se kur kjo gjë ndodh në Britani, në një vend me mentalitet të zhvilluar, çfarë mund të themi për vendet e vogla?!
Sipas saj, thyerja e tabusë duhet të vijë përmes arsimimit.

Celia Hodson, themeluese e organizatës "Hey Girls"

“Vetëm duke biseduar për këtë gjë dhe duke treguar histori të ndryshme të sikletit që kemi përjetuar që në moshë të re, mund të fillojmë të thyejmë tabutë,” shprehet ajo.
Ndërsa Gabby Edlin, një tjetër aktiviste është shprehur se ndoshta fakti për të biseduar mbi menstruacionet dhe periudhën higjienike, duket qesharake, por është e rëndësishme.
“Nëse kjo tabu do të thyhet ne mund të flasim dhe të shkruajmë nëpër gazeta për menstruacionet, duke ditur që këto artikuj do të lexohen dhe askush nuk do t’i shikoj me përçmim,” thotë ajo.

https://twitter.com/AmikaGeorge/status/1178606452795162624

“Ka pasur raste që një vajzë nuk ka qenë në gjendje të përqendrohet në klasë nëse mësuesi i thotë nuk do të shkosh në tualet, ndërkohë që nuk ndjehet e qetë dhe nuk mund t’i thotë se do të ndërrojë pecetën higjienike,” shtoi ajo.
Ngjarje të tilla fillimisht duken qesharake dhe një siklet i momentit, por nga historitë që Edlin ka dëgjuar, ka pasur edhe raste kur mos kujdesi u ka shkaktuar infeksione të rënda vajzave. Ajo shton se disa nga sikleti dhe disa nga padija, kanë përfunduar me ditë të tëra në spital. Disa prej tyre vuajnë edhe nga Endromitoza (një sëmundje që ndodh kur endometriumi - shtresa e brendshme e mitrës - fillon dhe rritet jashtë mitrës).

Chela Quint

Chella Quint, një aktiviste tjetër ka hartuar udhëzime për të ndihmuar institucionet dhe komunitetet të përmirësojnë “informimin mbi menstruacionet”.
Ajo shton se informimi duhet të nisë nga kompanitë që prodhojnë pecetat higjienike, e deri tek shkollat të cilat duhet të kenë disa orë të caktuara për menstruacionet.
“Nuk ka asgjë të keqe të flasësh për menstruacionet, për pecetat higjienike dhe për kujdesin vetjak. Menstruacionet janë diçka private por jo sekrete. Duke qenë se janë një fenomen fiziologjik, nuk mund të bëjmë asgjë për t’i ndaluar përveçse t’i pranojmë dhe të diskutojmë për to kur kemi nevojë,” shprehet ajo.
Quint shton gjithashtu se ndryshimi i vërtetë de thyerja e tabusë do të nisë në momentin që do të kemi peceta higjienike në çdo tualet jashtë shtëpisë tonë. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë