Ka ndodhur

Po transportonte flori kontrabandë drejt Turqisë, arrestohet 56-vjeçari në Rinas

Një 56-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi u kap duke tentuar të transportojë flori kontrabandë drejt Turqisë.

Policia thotë se në pranga ka rënë A. Ll., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, 56-vjeçarit që do udhëtonte drejt Turqisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A.Ll, i cili do udhëtonte drejt Turqisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë