Ka ndodhur

Po transportonte 4 klandestinë, vihet në pranga i riu nga Fieri

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Sh., banues në fshatin Libofshë të Fierit.

I riu është kapur nga policia në qytetin e Elbasanit, duke transportuar 4 shtetas të huaj me mjetin e tij.

Po ashtu mësohet se ai do t’i transportonte nga Korça, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 120€ për person.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë