Ka ndodhur

Po transportonin 10 emigrantë të paligjshëm, 4 të arrestuar në Korçë

Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar në Korçë, pasi transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave. Policia tha se në pranga kanë rënë 38-vjeçari me iniciale A.D., 37-vjeçari me iniciale A.D., 43-vjeçari me iniciale M.H. dhe 45-vjeçari B.G., banues në Elbasan.

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të vendit të quajtur Qafë Plloçë, policia ka ndaluar furgonin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.G., dhe pasagjer shtetasin M.H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga këta persona kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga edhe dy shtetasit e tjerë A.D., dhe A.D., të cilët u konstatuan në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, me makinën tip “Benz”, ku nga hetimet rezultoi se ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, 38-vjeçarit me iniciale A.D., iu gjet një sasi e vogël kokainë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë