Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Lushnjë, pasi tentuan që të vidhnin një banesë. Policia thotë se në pranga janë vënë Xh.M. dhe E.T., banues në Tiranë, për vjedhje të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.
Dy hajdutët u kapën në flagrancë, ndërsa tentonin që të vidhnin banesën e Sh.Ç. Në cilësinë e provës u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




