Në kohë të zakonshme, europianët kursejnë rreth 12% të të ardhurave të tyre. Por nga qëndrimi në shtëpi i familjeve dhe suporti ekonomik që morën gjatë pandemisë, niveli i kursimeve u rrit në 19% në 2020-2021.
Familjet europiane kursyen në dy vite, para që nuk do t’i kishin kursyer kurrë nëse pandemia nuk do të ndodhte, 1.000 mld euro. Pra, ata kanë kursyer rreth 8% të PBB-së së eurozonës.
Ekonomia e rajonit do të shijonte një rritje më të madhe nëse konsumatorët do të shpenzonin kursimet e tyre duke ulur normën në atë të para pandemisë. Kjo do të ishte e njëjtë rastet pas disa pandemive të mëparshme dhe goditjeve të rënda ekonomike, kur familjet kursenin një pjesë shumë më të vogël të të ardhurave të tyre sesa kishin bërë gjithmonë.
Një rritje e moderuar e shpenzimeve do të rriste PBB-në me 2.5% dhe inflacionin me 0.75% deri në fund të 2023-shit.
Gjysma e kursimeve të tyre janë në llogaritë bankare, që do të thotë se ato, në parim, mund të aksesohen lehtësisht dhe të shpenzohen sapo të hiqen kufizimet e pandemisë.
Shumica e kursimeve ishin të detyruara, jo të paramenduara siç ndodh gjatë recesioneve kur njerëzit shqetësohen për të ardhurat në vijim, duke sugjeruar se ato mund të shpenzohen shumë shpejt.
Megjithatë ka katër arsye pse këto kursime mund të mos lëshohen në ekonominë reale me kaq nxitim.
Së pari, lloji i shpenzimeve që familjet u detyruan të hiqnin dorë gjatë pandemisë nuk zëvendësohet lehtë. Pothuajse 80% e rënies totale të shpenzimeve në vitin 2020 erdhi nga rënia e sektorit akomodues dhe transportit. Nuk ka gjasa që konsumatorët të kompensojnë ndonjëherë të gjitha fluturimet e anuluara të linjave ajrore, qëndrimet në hotele ose ushqimet në restorante.
Së dyti, kursimet e tepërta u grumbulluan kryesisht nga ato me të ardhura të larta. Në Francë, për shembull, 10% e familjeve më të pasura rritën kursimet në mënyrë të konsiderueshme, edhe pse disa familje më të varfra reduktuan kursimet, tregojnë të dhënat bankare. Personat me fitime të larta zakonisht kursejnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre dhe kështu kanë më pak gjasa të shpenzojnë kursimet e tyre.
Së treti, problemet e zinxhirit të furnizimit nënkuptojnë se shumë konsumatorë do ta kenë të vështirë të shpenzojnë edhe nëse duan. Është e vështirë për konsumatorët që shpenzojnë njësoj pas pandemisë për atë që mund ta merrnin para saj.
Dhe së katërti, përhapja e variantit Omicron do të thotë që europianët do të vazhdojnë të kursejnë.
Pasiguria rreth të ardhmes së konsumit është e lartë. Politikbërësit duhet të mbajnë nën vëzhgim nivelet e kursimit pasi ato çmojnë forcën e rimëkëmbjes. Dhe, nëse është e nevojshme, të rregullojë politikën monetare dhe fiskale për të siguruar rritje të qëndrueshme e për të ruajtur stabilitetin e çmimeve. /FMN
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.