Ka ndodhur

Po shtronte linjë interneti, 40-vjeçari humb jetën në Kavajë pasi ra në kontakt me energjinë

Gazeta Si - Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Qerret të Kavajës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, kur R.R., ishte duke shtruar një linjë interneti dhe dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë humbi jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë