Gazeta Si – Një 56 vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Tiranë, pasi u dëmtua në kokë teksa riparonte tamburet e makinës me gur fresibël.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune rreth orën 07:40 minuta në rrugën “Siri Kodra”.
“Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gur fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.