Ka ndodhur

Po punonin në një objekt pa leje, arrestohen 3 persona në Vlorë

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim  për një objekt pa leje në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Në kërkim u shpall pronari i pallatit, ndërsa në pranga u vunë administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit.

Policia tha se janë arrestuar: L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet; P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.

“Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt.

Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë