Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në lumin Vjosa.
Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
“Specialistët për Hetimin e Krimve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi shtetasi B. R., 72 vjeç, banues në Damës, Mallakastër, duke peshkuar në anë të lumit Vjosa, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.