Ka ndodhur

Po peshkonte në lumin Drin, zhduket 49-vjeçari në Dibër

Një 49-vjeçar në Dibër është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, psi nuk është kthyer në banesë prej 24 orësh.

Mësohet se Tofik Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin. Pasditen e të dielës dhe gjatë natës kanë kërkuar rreth 200 burra së bashku me forcat e policisë, por pa rezultat.

Kërkimet po vijojnë me gomone nga disa banorë në brigjet e Drinit. Mëngjesin e të hënës kanë rinisur kërkimet, por failjarët kërkojnë ndihmën e polumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km dhe nuk kanë mundur ta gjejnë.

Kërkimet janë vështirësuar edhe për shkak të reshjeve të shiut që kanë prekur prej mesnatës qarkun e Dibrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë