Ka ndodhur

Po patrullonte me motor, polici aksidenton këmbësoren dhe kolegun e tij në Vlorë

Sipas informacionit paraprak të policisë, ditën e sotme (e martë), rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motor, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë