Ngjarje

‘Po ngordhin kafshët, është e tmerrshme’ / Ndotje mjedisore në Vjosë, procedohet një punonjës

Nga Gazeta Si- Një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, Parku Kombëtar i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës.

Ekologjisti gjerman Ulrich Eichelmann ka denoncuar ndotjen ekstreme në një degë të lumit Vjosa, ku, sipas tij, rrjedh vetëm naftë bruto.

“Kafshë të ngordhura, përfshirë dhe një gjarpër, janë dëshmi e një katastrofe,” u shpreh ai. Eichelmann thekson se ndotja është e njohur prej 7 vitesh, por qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz.

“Është një nga gjërat më të tmerrshme që kam parë ndonjëherë në një lumë dhe më besoni që kam parë shumë ,” tha ai, duke shtuar se nuk ka më ujë dhe ka kafshë të ngordhura duhet u përpjekur të notojnë.

“Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë”, thotë ekologjisti.

Pas skandalit, ka reaguar Policia e Vlorës, duke thënë se ka vënë nën hetim P. M., me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht.

“Dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte në vendin e quajtur “Përroi i Madh” të Gorishtit, duke shkaktuar ndotje”, njoftoi Policia e Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë