Ka ndodhur

Po ndizte qiri në Kishën e Laçit, gruaja bie nga lartësia dhe humb jetën

Gazeta Si – Një grua, e cila po ndizte qiri në një shpellë tek Kisha e Laçit, është rrezuar nga lartësia dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Fatkeqësisht, gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës nga frakturat e rënda që kishte marrë në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja mendohet të jetë rreth moshës 60 vjeç.

Ajo nuk është identifikuar akoma pasi nuk ka pasur dokumenta me vete dhe në momentin e ngjarjes nuk ka qenë e shoqëruar nga njeri.

Incidentet nuk mungojnë gjatë peligrinazhit në kishën e Laçt, për shkak të numrit të madh të njerëzve, që kryejnë aty rituale, veçanërisht të martave.

Duke nisur nga sot, për 13 të marta, kisha katolike e Shën Antonit të Padovas dhe Shpella e Shën Vlashit bëhen destinacionet e pelegrineve nga të gjitha besimet. Besimtarë të shumtë zgjedhin që rrugën për te Kisha ta bëjnë në këmbë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë