Nga Gazeta ‘SI’- Hakerat iranianë “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen online të bashkisë Tiranë.
Në grupin e tyre në Telegram, hakerat pretenojnë se kanë fshirë serverat e bashkisë dhe kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme.
Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar Web-in, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”
Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të bashkisë së Tiranës para dhe pas ndërhyrjes, ku në versionin “pas sulmit” shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.