Gazeta Si – Një 13-vjeçar është lënduar me thikë këtë të enjte, teksa ishte duke luajtur me një bashkëmoshatar.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës “1 Qershori” në Tiranë. Mësohet se 13-vjeçari është lënduar, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se 13-vjeçari është shoqëruar në komisariat në shoqërinë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




