Nga Gazeta Si- Një elektriçist ka ndërruar jetë në Rrëshen pas kontaktit me rrymën. Mësohet se 37-vjeçari ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën.
“Rreth orës 12:00, në Rrëshen, E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Po ashtu kanë mbetur të lënduar në vendngjarje edhe dy elektricistë të tjerë.
Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë.
Të tre po punonin për të dërguar energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër Rrëshen të Mirditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.