Ka ndodhur

Me dy mina me telekomandë në kroskotin e makinës, xhaxhai dhe nipi nga Burreli kapen në Vlorë

Nga Gazeta 'Si'-Dy persona, xhaxhai së bashku me nipin e tij janë arrestuar pasi kishin fshehur dy mina në kroskotin e automjetit me të cilin ato lëviznin.

Dy minat ishin me telekomandë dhe të programuara për shpërthim në distancë. Dyshohet se minat, që ata mbanin në makinë, do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Policia thekson se të arrestuarit janë Fatjon Gjonaj dhe Ergys Gjonaj nga Burreli. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë se dy personave, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar armë shpërthyese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë