Ka ndodhur

Po largohej nga Shqipëria, i gjenden 14 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Gazeta Si – Një sasi parash është sekuestruar nga policia kufitare në Kakavijë, që iu gjetën një 49-vjeçari me iniciale B.Z., banues në Athinë.

Gjatë kontrollit në dalje të Shqipërisë në automjetin automjetin tip “Fiat”, u gjetën dhe sekuestruan 14.400 euro dhe 1.165 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 49 vjeç, rezident në Athinë, Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë