Gazeta Si- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësajtë hëne në aksin rrugor Berat-Lushnjë rreth orës 04:00 pranë fshatit Fier-Shegan, ku disa persona kanë mbetur të plagosur jashtë rrezikut për jetën
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, një makinë tip “Toyota RAV4”, ku udhëtonin 5 persona dhe një mjet tip “Smart”.
Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku më pas kanë përfunduar në kanale. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerjen e personave që ndodheshin në të dy automjetet.
Nga ky aksident pasagjerët kanë marë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50-ve ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetën.
Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasmë.
Ekspertët e policisë rrugore nisën hetimet për shkaqet e aksidentit duke marë në pyetje dy drejtuesit e makinave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.