Ka ndodhur

Po kalonte mbi vijat e bardha, makina përplas 22-vjeçaren te “21 Dhjetori”

Një vajzë 22-vjeçare është aksidentuar mesditën e të premtes nga një automjet në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Policia thotë se një makinë ka përplasur këmbësoren të identifikuar si B.M., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, pranë shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, ku drejtuesi me iniciale D.M., nuk ka ndaluar në momentin që vajza po kalonte mbi vijat e bardha për këmbësorët.

Ai nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë