Suplementet me vitamina, minerale dhe multivitamina nuk kanë gjasa t’ju mbrojnë nga ndonjë sëmundje, siç thuhet.
Një grup ekspertësh të shëndetit publik në SHBA thonë në udhëzimet e publikuara në revistën JAMA se suplementet e duhura janë në ushqim.
Ekspertët shqyrtuan 84 studime që testonin vitaminat në pothuajse 700,000 njerëz. Nëse jeni një i rritur i shëndetshme, nuk ka “prova të mjaftueshme” se do të keni përfitime nëse merrni suplemente (vitaminën E, D, kalciumin, vitaminën A, beta karotenit, vitaminën B3, vitaminën B6, vitaminë C dhe selen).
“Këshillimi i stilit të jetesës për të parandaluar sëmundjet kronike te pacientët duhet të vazhdojë të fokusohet në prova. Duke përfshirë dietat e balancuara që përmbajnë shumë fruta dhe perime dhe aktivitet fizik”, tha Jeffrey Linder, shef i mjekësisë së brendshme të përgjithshme në Shkollën Feinberg të Universitetit Northëestern.
Sipas tyre të ngrënit në mënyrën mesdhetare, e cila fokusohet në një dietë me bazë bimore dhe aktivitet fizik mund të zvogëlojë rrezikun e kolesterolit të lartë, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit.
Pse do të shpenzonim kaq shumë para për pilula me kaq pak prova për përfitimet e tyre?
“Sipas sondazheve të popullsisë, njerëzit marrin vitamina, për të qëndruar të shëndetshëm, për t’u ndjerë më energjikë. Këto besime që sfidojnë provat janë forcuar nga fushatat e zgjuara të marketingut,” tha shkencëtari i sjelljes Peter Ubel.
Sipas tij sapo njerëzit i cilësojnë atë të mira dhe të shëndetshme, i marrin gjatë gjithë kohës. Ai shton se ndikon edhe fakti që ato etiketohen si organike dhe natyrore.
“Agjencitë e reklamave e njohin këtë paragjykim. Tani, njerëzit e kanë më të lehtë të kompensojnë mungesën e frutave dhe perimeve me suplemente ditore”, shtoi Ubel.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje