Para

Po humbasim luftën kundër pastrimit të parave

Një tjetër bankë po përgatitet për të shkuar në gjykatë si pasojë e mosshqyrtimit të duhur të një klienti që depozitoi në bankë 365 milionë paundë.

Banka angleze NatWest, është një ndër shumë bankat që po përballen me gjyqe dhe gjoba si pasojë e mosraportimit të transaksioneve të dyshimta. Vitin e shkuar huadhënënsit u goditën me 10.4 trilionë dollarë gjobë sepse nuk kishin ndjekur hapat e ndalimit të pastrimit të parave. Kështu, bankat tregtare mbeten “thembra e Akilit” në luftën kundër pastrimit të parave, ndonëse me një rregullatore të fortë kundër kësaj veprimtarie.

Ekspertët thonë se AML-ja, sistemi global kundër pastrimit të parave, ka probleme strukturore duke nisur që me faktin që ajo është hartuar nga privatët, pa ndërhyrjen e shtetit.

Një studim i bërë vitin e kaluar nga Roland Pol, specialist i krimeve financiare, e cilësoi AML-në si jë ndër strukturat më të dobëta në botë dhe se e gjithë situata rrit 100 herë kostot e bankave. Më shumë se sa sasia që mund të kapet.

Revolucioni i shiritave të kuq

Pastrimi i parave nuk ishte krim deri në vitet 80’. Që atëherë vendet si Afganistani apo Zambia janë ndrydhur nga SHBA-ja për të miratuar ligje kundër pastrimit të parave. Ligji u intensifikua me ngjarjet e 11 shtatorit të 2001-shit në SHBA, ku synohej gjurmimi i parave që financonte organizatat kriminale dhe terroriste.

AML-ja ka goditur bankat guaskë në vendet ekzotike, të krijuara nga individë me të ardhura ga veprimtaritë kriminale, por banka nuk ka klientë realë. Tani nuk është më aq e vështirë në fakt, për të krijuar një kompani guaskë me të ardhura të paligjshme dhe për të bindur një bankë që t’i përpunojë ato.

Numrat na tregojnë se një luftë është duke u humbur.  Një raport nga ish-kreu i shoqatës së bankave, John Cusack, vlerëson se financat kriminale në vitin 2018 ishin sa 6.7% e PBB-së globale, 58.000 trilion dollarë. Statistika e përgjimeve janë të pakëta. Në vitin 2016 Europol vlerësoi se niveli i konfiskimit në Evropë ishte më i lartë, por gjithsesi i dobët 1.1%.

Disa ekspertë mendojnë se niveli i suksesit ne misionin kundër parasë kriminale ka ardhur si pasojë e rritjes së pastrimit të parave me bazë tregtare. Aty qarkullohet lehtshëm paraja duke bërë manipulime në dokumentat e tregtisë ndërkombëtare. Pandemia gjithashtu, ka rritur hapësirën për financat kriminale. Janë ngritur kompani fantazmë për të shfrytëzuar ndihmat qeveritare të keqmenaxhuara. Në Britani, autoritetet kanë marrë 50.000 ankesa për keqmenaxhim të skemave të ndihmës ekonomike.

Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), organi ndërqeveritar që përcakton standardet globale të AML-së, pranon problemet që ka i gjithë sistemi, por drejtuesi i saj akuzoi egërsisht të gjithë vendet që nuk mundën të luftonin drogën, krimin dhe paratë që sjellin ato.

Disa vende kanë miratuar ligje të bukura nga jashtë, por që nuk i kanë zbatuar. Siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Dubai është bërë qendra e kapitalit të korruptuar. Një tentativë e tillë duket dhe në Amerikë e Britani, por më  e pakët.

Përpjekjet për të zhdukur pastrimin e parave janë zbehur së fundmi. Në vitin 2016, Kryeministri i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron bashkoi shtetet në samitin anti-korrupsion. Por vetë Britania u hutua nga Brexit, SHBA-js nën administrimin e Donald Trump nuk i dha rëndësinë e kërkuar kësaj çështjeje dhe Rusia bashkë me Kinën nuk janë dakord për dakordësime globale mbi luftën e anti-korrupsionit.

Tri probleme të mëdha kanë penguar luftën kundër parasë së pisët: mungesa e transparencës, mungesa e bashkëpunimit dhe mungesa e burimeve. Filloni me transparencë. Hetuesit mund të përpiqen të identifikojnë pronarët e vërtetë, “përfitues”, të kompanive guaskë, të cilët shpesh fshihen pas të emëruarëve ligjorë.

Është bërë një farë progresi në paraqitjen e transparencës. Britania ka krijuar një regjistër publik për pronarët përfitues të kompanive, ka stimuluar një gjë të tillë në Virgin Islands dhe Jersey. Në fund të 2020-ës, ligjvënësit amerikanë miratuan një ligj ku të dhënat e kompanive, përfshirë korporatat dhe industritë në Delaware të mbahen në një regjistër federal.

Prapë se prapë, vendet ose i shmangin regjistrat ose kanë probleme edhe pse me regjistra. Në Britani, kriminelët janë më të gatshëm të vendosin të dhëna të rreme ose të mos vedosin fare e të vuajnë një dënim minimal, se sa të heqin dorë nga veprimtaritë kriminale. Ndërkohë, Hong Kong, po synon të kërkojë sa më shumë detaje në regjistrim e pronarëve.

FATF-ja po rishikon standardet e kërkuara për regjistrim, por dakordësia e 39 anëtarëve për një tekst të ri do të jetë shumë e  vështirë.

Problemi i dytë, mungesa e bashkëpunimit, pengon punën e qeverive me njëri-tjetrin dhe me bankat në vijën e parë. Skemat e mëdha të pastrimit të parave janë të sofistikuara dhe transnacionale, ndërsa përpjekjet kundër pastrimit të parave mbeten të balkanizuara. Bashkëpunimi midis shteteve është përmirësuar nga bashkëpunimi i institucioneve financiare, ai juridik është akoma i dobët.

“Një rrjet i madh bankash jep informacion se nga erdhën, ku shkuan paratë, por vetëm një bankë nuk e ën dot këtë,”-tha kreu i ë banke të madhe ndërkombëtare. Në Amerikë ka përmirësime që nga “The Patriot Act” më 11 shtator, por për çdo akt duhet marrë një vendim gjykate. Britania zë vendin e dytë për shkëmbimin e informacioneve. Në vend të tretë? Asnjë.

Një pengesë shqetësuese për ndarjen e informacionit janë ligjet e privatësisë së të dhënave, të cilat në shumë vende parandalojnë bankat të kalojnë informacion tek autoritetet, veçanërisht ato në vendet e tjera.

Vështirësia e tretë, mungesa e burimeve, buron nga fakti se krimi i jakës së bardhë është më pak i dukshëm sesa krimi i dhunshëm. Shpenzimet për krimin e dhunshëm duket më i pranueshëm për publikun. Në Britani, mashtrimi përbën më shumë se një të tretën e krimit të raportuar, megjithatë merr më pak se 1% të burimeve të policisë për sa i përket oficerëve. Bankat mund të shpenzojnë gjithçka që u pëlqen për AML, por kriminelët nuk do të përfundojnë në gjykatë nëse qeveritë dështojnë të investojnë në polici dhe ndjekje penale.

Shumë agjenci nuk kanë fondet e duhura për të analizuar veprimtaritë e dyshimta që paraqesin bankat kur vërejnë transaksione potencialisht të dyshimta (SAR).

E gjithë kjo paraqet nevojën për bashkëpunim midis shteteve dhe se kalimi i fajit tek bankat është një justifikim i dobët  e për më tepër lë në liri fajtorët e vërtetë. Një rrezik i ri është implikimi në kriptovalutë.

Të gjithë po shpresojnë për një riformim të AML-së , por bankierët duhet të jenë gati për një tjetër goditje.

Burimi: The Economist 

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë