Nga Gazeta ‘Si’- Ndërsa po fliste për sulmin e SHBA ndaj Iranit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ngatërroi papritur Teheranin me Tiranën.
Në një konferencë për shtyp, Hegseth u ngatërrua teksa tha se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian, Teheran.
Megjithatë, zyrtari amerikan e kuptoi shpejt gabimin dhe e korrigjoi menjëherë në vijim.
“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran”, tha ai.
SHBA kreu sulmin masiv ajror mbrëmjen e së shtunës të koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan.
Uashingtoni deklaroi se shkatërroi ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe.
Nga ana tjetër, Irani u zotua se do të hakmerret.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.