Është e vështirë të dihet nëse është e pranueshme të bësh pushime mes një pandemie dhe në mes të një ridimensionimi të realitetit. Ku do të shkosh? A do të jetë puna jote aty kur të kthehesh?
Një anketim i bërë dhjetëra menaxherëve dhe pronarëve të bizneseve rezultoi me një këshill të unifikuar dhe të qartë: Bëni pushime. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme,” thotë Tiffany Glenn, nëndrejtoreshë për burimet njerëzore në HR ADP. “Ajo këshillon largim nga shtëpia, edhe nëse nuk ke një destinacion të qartë në fokus.”
Punonjësit nuk po e respektojnë këtë këshillë. “Ne kemi vërejtur që njerëzit nuk kanë rezervuar pushime këtë verë si vitet e kaluara,” thotë Tanya Prior ngakompania TextNow. Kompania u mbyll në 1-3 korrik (e Mërkurë deri të Premte) për t’u dhënë punëtorëve një pushim pesë-ditor; ndërmarrje të tjera po u kërkojnë punonjësve që të përdorin gjysmën e kohës së tyre të ditëve të pushimit të paguara deri në shtator.
Ja disa gjëra që duhet të mendosh para se të ndodhë papritmas festa “Dita e Punës”, dhe nuk ke lëvizur nga tavolina e punës për muaj të tërë:
Pse duhet të bëj pushime?
E thjeshtë: ezaurohesh. Është një kërëcënim më i madh për stafin e punës dhe kompaninë, ezaurimi yt se ditët që do të marrësh pushime. Ke qenë në një “situatë shumë stresuese dhe intensive për muaj të tërë, duke u përpjekur të menaxhosh ekuilibrat e rinj dhe sfidues të jetës”, thotë Andrew Roderick, shefi ekzekutiv i Credit Repair Cos. Pavarësisht se karantina ka qenë izolim në shtëpi, nuk ke pasur një pushim nga gjithçka që po ndodh. ” Kështu që merr disa ditë pushime. “Është padyshim e drejta jote, shton Nora Jenkins Toënson, drejtuese në Bright and Early, një firmë këshilluese në fushën e Burimeve Njerëzore.
Si duhet të kërkoj pushime? Bisedo, është si një mundësi për të demonstruar angazhimin tënd. “Planifikimi i mirë, komunikimi dhe koordinimi para dhe pas pushimeve do të forcojnë profesionalizmin dhe përkushtimin tënd,” thotë Elaine Varelas, menaxher partner në firmën e këshillimit Keystone Partners.
Adreso çështjet e mundshme paraprakisht, thotë Adam Selita, CEO of Debt Relief Co. Pyet veten se si marrja e pushimeve do të ndikojë në ekipin tënd; njofto të paktën katër javë më parë; komuniko me menaxherët për kohën; dhe bëje punën përpara se të largohesh me pushime në mënyrë që koha e pushimit të mos ndikojë në mos kryerjen e detyrimeve dhe ti bëjë keq kompanisë. Në fund, zgjidh një mënyrë për të komunikuar me punën për raste emerhgjente edhe kur të jesh larg me pushime. «Zgjidh një bashkëpuntor, koleg gjykimin e të cilit e beson, dhe kërkon që ai të komunikojë gjatë pushimeve vetëm nëse ka një emergjencë të vërtetë,» thotë Rachel Cooke, mikpritës në podcastin Modern Mentor.
Cfare duhet të bëj? Qëllimi yt është të çlirosh mendjen nga të menduarit e pandemisë, të punosh nga shtëpia, të shmangësh lajmet dhe izolimin në shtëpi. Përveç rikthimit tek ndonjë hobi e vjetër, mendo për:
Udhëtime të sigurta. Kampe në distancë sociale, merr me qira një furgon.
Shëtit; ngjitje në mal; noto. “Një nga njohjet e mia të drejtpërdrejta thoshte se nuk do të bëjë pushime, pasi ajo nuk kishte ndonjë plan,” thotë Kerry Ëekelo, CEO në firmën e shërbimeve financiare Aktualize Consulting. “Unë i sugjerova që të merrte disa fundjava të gjata dhe të bënte kërkime lokale. Ne jetojmë në Virxhinia, dhe shumë zona janë të bukura. “
Ndërsa je jashtë, do të duhet të përmbushësh një detyrë të lidhur me punën: “Bëj një analzië se si ndjehet bota jote e re e punës”, thotë Kyle Nakatsuji, CEO në Clearcover. Pyete veten: ’çfarë është më e lehtë? Çfarë është më e veshtirë. Ku duhet të përqendrohem në ato që nuk kam bërë më parë? Si ta menaxhoj kohën time ndryshe? Pushimet janë thelbësore për të parë punën me sy dhe mendje të freskët – edhe nëse je thjesht në shtrat.
Burimi: Businessweek/ Në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



