Ka ndodhur

Po dërgonte fëmijën me urgjencë në spital, makina përplaset me furgonin dhe mjete të tjera

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në lagjen 16, në rrugë “Vllazërimi” në Durrës. Sipas informacioneve, një makinë, që ishte me urgjencë për në spital, ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me një furgon.

Mësohet se fëmija i sëmurë që ishte në makinë është dërguar me urgjencë në spital nga një mjet tjetër.

Siç shihet edhe nga fotot, aksidenti ka shkaktuar dëme të shumta materiale edhe tek makinat e tjera, të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë