Politike

‘Po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës për të më izoluar…’ / Salianji: Nuk do na e mbyllin dot gojën, denoncimi i krimit s’mund të jetë faj

Ervin Salianji shprehet mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj tij pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, demokrati shkruan se ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës dhe demokracisë, ndërsa shton se kjo qeveri nuk mund të vendosë si rend heshtjen dhe mbylljen e gojës.

“Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.
Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë”, shkruan Salianji në Facebook.

“Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhërin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.
Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite.

E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave”, vijon Salianji.

Ai akuzon Ramën se bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen.

“Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.

Të dashur miq!

Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim”, shkruan Salianji në postimin që mund të jetë i fundit para se të shkojë në burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë