Zbardhen detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit, Andrea dhe Martin Olldashi.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks. Dyshimet e policisë janë që vëllezërit Olldashi janë ekzekutuar pikërisht tek vendi ku janë gjetur trupat. Në hetimin e ngjarjes bashkë me policinë e Korçës dhe komisariateve të Maliqit dhe Pogradecit, janë përfshirë edhe specialistë të sektorit të Krimeve të Rënda të Tiranës.
Trupat e pajetë të dy vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31, vjeç, të dy nga Pogradeci, u gjetën të enjten në fshatin Zvirinë të Maliqit. Pas ekzekutimit, ata ishin hedhur në një kanal pranë vendit të quajtur “Kisha e Vogël” dhe ishin mbuluar me dhè. Viktimat u gjetën rastësisht nga një punonjës i Ujësjellësit.
Policia tha se dy vëllezërit ishin larguar nga shtëpia 3 ditë më parë. Ata ishin të dy me precedentë penalë. Deri më tani, mbeten të panjohura motivet e ekzekutimit të dyfishtë, ashtu sikurse edhe autorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




