Kombetarja

Plotësohet grupi i lojtarëve, vetëm Uzuni stërvitet i diferencuar

Gazeta Si – Plotësohet grupi i futbollistëve të Kombëtares në grumbullimin në Durrës. Trajneri Edi Reja dhe stafi i tij kanë kryer sot seancën e radhës, ku ngarkesa fizike ishte më e madhe.

Myrto Uzuni me fanellën e Kombëtares. Gazeta Si, 20 shtator 2022

Me grupin nuk është stërvitur Myrto Uzuni, i cili ka punuar individualisht me përgatitësin atletik për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Me kuqezinjtë është stërvitur sërish sulmuesi i Shpresave, Eljon Toçi.

Kombëtarja do të qëndrojë në Durrës deri të premten, kur do të udhëtojë drejt Izraelit. Seancën e fundit trajneri Reja do ta kryejë në fushën e stadiumit, ku të shtunën do të luhet ndeshja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë