Drejtësia

Plotësohet Gjykata Kushtetuese, Holta Zaçaj zëvendëson Vitore Tushën

Gazeta Si - Gjykata e Lartë ka zgjedhur këtë të hënë anëtarin e 9-të Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar numrin prej 9 gjyqtarësh.

Holta Zaçaj do zërë vendin e zëvendës kryetares Vitore Tushe. Në mbledhjen e sotme, anëtarët e Gjykatës së Lartë, mes Elsa Mihës dhe Zaçajt zgjodhën këtë të fundit, për shkak të pikëzimit.

Zaçaj u zgjodh e para me 84.7 pikë në raport me 82 pikë që siguroi Miha. Me zgjedhjen e anëtarit të ri, Gjykata Kushtetuese plotësohet me numrin e plotë prej 9 anëtarësh.

Votimi doli në balotazh, 6 me 6 mes dy kandidatëve dhe në fund Zaçaj u emërua në Kushtetuese për shkak të pikëzimit.

Për postin e anëtarit të gjykatës Kushtetuese kandiduan Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë