Sociale

Plotësohen kërkesat, invalidët i japin fund grevës së urisë në Elbasan

Gazeta Si – Ka përfunduar pas disa ditësh greva e urisë së invalidëve në qytetin e Elbasanit. Invalidët janë takuar nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, e cila u ka premtuar se brenda vitit do të marrin paratë që kërkojnë.

Invalidëve elbasanas u janë krijuar edhe lehtësira të tjera, ndërkohë që është vendosur të krijohen grupet e posaçme të kontrollit mjekësor. Këto grupe do të bëjnë kontrollet e nevojshme në banesat e secilit invalid.

Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, invalidët do të rikomisionohen dhe do të ketë një vlerësim të situatës për secilin rast.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë