Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të sjellë destabilitet në Kosovë.
Duke folur nga Brukseli, të premten pas takimit të Këshillit Evropian, ai tha se stabiliteti mund të preket edhe në Mal të Zi e në Bosnjë e Hercegovinë.
“Apeli i Zelenskyt na kujton Kroacinë e vitit 1991. Lufta në Ukrainë mund të ketë efekte negative edhe në stabilitetin e territoreve të tjera, siç janë Kosova, Mali i Zi, por në veçanti Bosnjë e Hercegovina. Ne do t’i paralajmërojmë kolegët që të kujdesen për stabilitetin”, citohet të ketë thënë Plenkoviçi, sipas Zeri.info.
Kryeministri kroat tha se mbledhja e Këshillit Evropian zgjati deri në orën 02:30 xdhe se mesazhi i përcjellë ishte ai i bashkimit.
Është e rëndësishme, thotë ai, të ritheksohet se kjo është një paketë e dytë sanksionesh. “Kjo paketë shtrihet në sektorin financiar, bankar dhe në listën e personave që do të ndalohen të udhëtojnë ose t’u ngrihen pasuritë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




