Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro është angazhuar në faqen e saj të Facebook për të sensibilizuar të gjithë ata qytetarë që lenë plehrat në rrugë dhe jo në kosha, apo i hedhin edhe nga dritarja e makinës teksa udhëtojnë në këto ditë vere.
Dhe këtu padyshim që ka bërë mirë.
Me herët ajo është parë teksa mbledh vetë plehrat në zonat bregdetare, por kjo nuk ka qene zgjidhje e një problematike shumë të vjetër dhe shpesh herë është akuzuar se ka bërë SHOW.
Por orët e fundit në faqen e saj në Facebook Kumbaro ka shpërthyer me një fjalor të ashpër.
Asaj nuk i mungoi as epiteti ‘Plehrë’ ndaj atyre që ndotin, duke sjellë reagime në rrjet e për pasojë korrigjim epiteti nga ana e saj.
“Ndalo ⛔️ Kthehu merr qesen e plehrave që fluturove nga xhami i makinës, pastaj vazhdo 😡😡
Faleminderit Policisë së Shtetit të Qarkut Vlorë📍 👮♀️🚔🚨 që me tërë ngarkesën e këtyre ditëve tregohet e vëmendshme edhe për të dënuar krimin mjedisor! Ja si ky rasti, që e hodhi qesen nga dritarja, midis Borshit dhe Qeparoit, a thua se rrugët janë të hasmit e jo tonat… Por u kthye, e mori qesen, e hodhi në kosh, që ishte veç 5 metra larg 🤦🏻🤦🏻
Është veç një shembull tjetër i paudhësive që përballemi çdo ditë së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, me Policinë, me bashkitë, kur duhet të reagojmë kundrejt njerëzve të papërgjegshëm që për turpin e të gjithëve ndotin si pa të keq, shëmtojnë pa e vrarë mendjen hiç.
Me fshesë nga pas nuk i rrimë dot çdokujt! HIDHNI MBETJET NË KOSHA, kaq e thjeshtë!” shkruan Kumbaro dhe poston videon teksa qytetari ndalohet nga policia për hedhjen e plehrave nga dritarja.

Në një postim të mëhershëm, ka qene edhe më e revoltuar, por që më pas ka korigjuar fjalën ‘plehrë’ kur i është drejtuar qytetarëve që nuk i hedhin mbetjet në kosha.
“Sapo mbaroi turni i ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores🧹
Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel❗️ qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua😡 ne koshin bosh 🚮, e le pisllekun tend ne trotuar‼️
Po çfare borxhi te kemi more… i paudhe❗️👊🏻
Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more…❗️
Nuk e di akoma kush je, por po te gjetem….😡❗️”, shkruan Kumbaro.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




