Shendet

Plazma e gjakut të të shëruarve nga koronavirusi mund të përdoret për të luftuar infeksionin

Plazma e gjakut të personave të shëruar nga COVID-19 mund të ndihmojë pacientët e tjerë që të mos përjetojnë terapinë intensive. Mjekët në Britaninë e Madhe kanë hartuar plane për të injektuar tek pacientët e prekur nga COVID-19 plazmë gjaku, për t’i bërë ata hiperimunë.
Trajtimi eksperimental do të drejtohet tek pacientët që pranohen në spital në gjendje të rëndë nga virusi me shpresën se zvogëlon, numrin e personave që shkojnë në terapi intensive. Ata që janë në kontakt të ngushtë me pacientët COVID-19, siç është stafi mjekësorë dhe anëtarët e familjes, janë gjithashtu në linjë që mendohen për t’i ofruar trajtimin. Kjo është një përpjeke tjetër për të frenuar përhapjen e sëmundjes dhe për të zvogëluar më tej presionin mbi shërbimin shëndetësor. Procedura mbështetet në faktin se njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 kanë antitrupa në plazmën e tyre të gjakut që e bëjnë imunitetin më të mbrojtur infeksionit. Qëllimi është të identifikohen ata që janë “hiperimunë” ndaj virusit dhe të dhurojnë gjak për trajtim..
I ashtuquajturi “plazma konvale” do t’u jepej pacientëve dhe kontakteve të tyre në një numër provash klinike që janë duke u shqyrtuar nga Shërbimi Shëndetësor atje. David Tappin, një studiues shkencor në universitetin e Glasgow, i është drejtuar Institutit Kombëtar të Kërkimit Shëndetësor për të ekzekutuar dy prova klinike me plazma e gjakut.
Studimet e mëtejshme kërkojnë prova që plazma konvulsive mund të zvogëlojë infeksionet në mënyrë që pacientët të jenë më të lehtë për t’u shëruar.

“Duhen kryer më shumë studime, përndryshe nuk do të dimë nëse kjo ndërhyrje është e vlefshme apo jo,” u shpreh Tapin
Gjithashtu, Robert Lechler, presidenti i Akademisë së Shkencave Mjekësore në Britani tha që grupi kishte për qëllim kryerjen e provave paralele të plazmës konvulsive. Mjekët tashmë kanë filluar punën për të kërkuar donatorët e mundshëm.
“Plazma nga pacientët që janë rikuperuar nga Covid-19 përmban antitrupa që sistemet e tyre imune kanë prodhuar në luftimin e virusit. Plazma mund të transferohet tek pacientët me sistem të dobët imunitar, dhe e shtyn të zhvillojë antitrupat e vetë,” shprehet Lechler.
Arturo Casadevall, një specialist i sëmundjes infektive në universitetin Johns Hopkins në Baltimore, Maryland, tha që infuzionet e antitrupave mund të jenë më efektive nëse atyre u jepen në kohën e duhur. Sipas tij, një infuzion i plazmës konvansente mund të mbrojë njerëzit nga virusi për disa javë.
Të Premten, studiuesit kinezë raportuan që plazma konvulsive po ndihmonte pacientët COVID-19, por studimi përfshiu vetëm pesë pacientë.
Casadevall ka shpërndarë mendimet e Tappin dhe Lechler për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë më tej këtë procedurë.
“Nëse kthehemi pas në kohë , kjo ka një mundësi të mirë për të funksionuar, por është një virus i ri dhe me një virus të ri, nuk i dimë të gjitha. Kinezët e kanë përdorur atë dhe ata po raportojnë rezultate të mira, por duhet të testohen edhe më shumë. Nuk dihet nëse kjo është një trajtim apo një “kurë mrekullie”, por duhet të ketë më shumë prova që mund të ndihmojnë në ndalimin e epidemisë,”tha ai. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë