Anthony Edwards dhe Julius Randle kombiuan për 61 pikë ndërsa Minnesota Timberëolves shfrytëzuan periodën e 3 për të fituar ndeshjen e 4 dhe kryesuar 3-1 serinë kundër Golden State Warriors për të cilët nuk mjaftuan Kuminga (23 pikë), Butler (3 asist) dhe Green (2 gjuajtje për 3 pikë).

Jalen Brunson ishte i pandalshëm dhe New York Knicks shënuan 70 pikë për të fituar ndeshjen e 4 që i shkëputi në avantazhin 3-1 ndaj kampionëve në fuqi. Boston Celtics i tremben një dëmtimi të Jason Tatum i cili nuk mjaftoi me 42 pikët (7 gjuajtje për 3), 8 ribaundët dhe 4 asist.

Indiana Pacers dominoi Cleveland Cavaliers për të marrë avantazhin 3-1 të serisë. Kryesimi me 41 pikë në pjesën e parë barazoi rekordin e diferencës më të madhe pas dy periodave në “postseason”, prej vitit 1952. Cleveland Cavaliers kryesuan ndaj Boston Celtics me 41 pikë në pushim më 19 Maj 2017.

Oklahoma City Thunder u shfaq protagonist në ekstremet e ndeshjes së 4 duke fituar dhe barazuar serinë ndaj Denver Nuggets që shënuan vetëm 26 pikë në periodën e parë dhe të katërt. Kjo e bën akoma më interesante ndeshjen e 5 që i kthen skuadrat në Oklahoma City.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.