Futboll

Play-off-i i Botërorit/ Skoci-Ukrainë drejt shtyrjes, pritet vetëm zyrtarizimi

Federata Ukrainase e Futbollit ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes për shkak të luftës dhe pushtimit rus. Pritet vetëm zyrtarizimi i shtyrjes për në qershor.

Ndeshja e vlefshme për ‘play-off’-in e Botërorit të Katarit, sipas BBC-së, do të shtyhet. Skoci-Ukrainë, sipas programit, duhet të luhet në “Hampden Park” të Gllasgout më 24 mars, por Ukraina i ka kërkuar FIFA-s ta spostojë atë pas pushtimit rus të vendit.

Shtyrja e kësaj ndeshjeje rrjedhimisht do të shtyjë edhe finalen e ‘play-off’-it mes fituesve të Skoci-Ukrainë dhe Uells-Austri. Gjithmonë sipas BBC-së, me shumë mundësi ndeshja e Ukrainës me Skocinë do të shtyhet për në muajin qershor. Botërori i Katarit do të zhvillohet nga 21 nëntori në 18 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë