Shendet

Plastika që përdoret zakonisht në shtëpi lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës

Kimikatet sintetike që gjenden në shumë produkte si tasat e ruajtjes së ushqimit, shampot, grimi, parfumet dhe lodrat e fëmijëve, mund të kenë kontribuar në më shumë se 10% të të gjithë vdekshmërisë globale nga sëmundjet e zemrës në vitin 2018 midis burrave dhe grave të moshës 55 deri në 64 vjeç.

“Kimikatet në këto produkte kontribuojnë në inflamacion sistemik në arteriet koronare, të cilat mund të përshpejtojnë sëmundjen ekzistuese dhe të çojnë në ngjarje akute duke përfshirë vdekshmërinë”, thotë Leonardo Trasande, profesor i shëndetit.

Këto kimikatë quhet Ftalate dhe janë lidhur në studime të mëparshme me probleme riprodhuese, të tilla si keqformimet gjenitale tek djemtë e vegjël dhe nivelet më të ulëta të spermës dhe testosteronit tek meshkujt e rritur. Studimet gjithashtu kanë lidhur ftalatet me astmën, obezitetin e fëmijërisë dhe kancerin.

Shpesh të quajtura “kimikate kudo” sepse janë kaq të zakonshme, ftalatet shtohen në produktet e konsumit si tubat hidraulikë, produkte rezistente ndaj shiut dhe njollave dhe disa lodra për fëmijë për ta bërë plastikën më fleksibël dhe më të vështirë për t’u thyer. Ekspozime të tjera të zakonshme vijnë nga përdorimi i ftalateve në paketimet e ushqimit, detergjentet, veshjet dhe mobiljet.

Ftalatet shtohen gjithashtu në artikujt e kujdesit personal si shampo, sapun, llak flokësh dhe kozmetikë për t’i bërë aromat të zgjasin më gjatë.

Njerëzit ekspozohen kur thithin ajër të kontaminuar ose hanë apo pinë ushqime që bien në kontakt me plastikën, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas studimit, ekspozimi kontribuoi në 368,764 vdekje në 2018 midis burrave dhe grave të moshës 55 deri në 64 vjeç në mbarë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë