Futboll

Plasin vjedhjet në Angli, lojtarët kërkojnë forca speciale për shtëpitë e tyre

Të fundit në listë janë Zhoao Kanselo i Mançester Sitit dhe Viktor Lindelof i Mançester Junajtid. Në Premier Ligë dhe në përgjithësi në tokën angleze janë gjithmonë e më të shumtë sportistët që po vuajnë vjedhjet në shtëpitë e tyre, shpesh edhe kur brenda tyre janë familjarët.

Për këtë situatë, sipas “Daily Mail”, disa futbollistë kanë menduar për një zgjidhje ndryshe, duke ua besuar mbrojtjen e banesave forcave speciale angleze. Shumë nga këta futbollistë kanë kontaktuar “SAS”, një trupë speciale në ushtrinë britanike, që duhet të ndërhyjë veçanërisht kur luhen ndeshjet, sepse në atë kohë keqbërësit mund të godasin sërish më thejshtë.

Viktor Lindelof, nje nga futbollistet qe hajdutet i kane vjedhur shtepine. Gazeta Si, 26 janar 2022

Një burim anonim për gazetën angleze ka shpjeguar: “Nuk është një problem i ri ai i vjedhjeve, por kohët e fundit është intensifikuar. Shumë lojtarë kanë blerë qen të stërvitur për të ruajtur shtëpitë, kurse disa të tjerë duan praninë fizike të personave në banesat e tyre, ndaj dhe u janë drejtuar kompanive, që kanë djem, të cilët kanë qenë pjesë e forcave speciale”.

Tani mbetet të shihet se sa efikase do të jetë kjo metodë për të shpëtuar nga “skifterët” që kanë pushtuar Anglinë dhe që gjithmonë në shënjestër kanë shtëpitë e futbollistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë