Lojëra me Dore

Plas grushti dhe shkelmi në NBA, 5 lojtarë të përjashtuar në Mineapolis

Gazeta Si – Grushte dhe lojtarë të shtrirë në parket ne periodën e tretë të ndeshjes së fituar nga Orlando. Një zënkë masive që përfundoi me 5 lojtarë të përjashtuar, ku veç Bamba dhe Rivers, të cilët ndezën gjakrat, dolën jashtë edhe Suggs, Prince dhe McDaniels.

Një zënkë gjigante dhe 5 lojtarë të përjashtuar. Ndodhi në ‘Target Center’ të Mineapolis, në periodën e tretë të ndeshjes mes Timberwolves dhe Magic. Bamba u çua nga stoli i Orlandos dhe goditi Austin Rivers, që po kalonte aty para. Në atë moment shpëtheu sherri me grushte dhe shkelma, ku u përfshinë edhe shumë lojtarë të tjerë.

Përfundoi me arbitrat që përjashtuan nga ndeshja dy lojtarët që nisën sherrin, plus Jalen Suggs të Orlandos, i pari që ndërhyri, si dhe Taurean Prince dhe Jaden McDaniels të Minesotës. Më parë nuk u panë sinjale tensioni në parket.

“Në atë moment thashë: çfarë po bën? Nuk mendova se do ziheshim, – ka thënë Rivers, – por ai goditi me grusht, që për fat të mirë nuk më zuri. Në atë situatë duhej të mbrohesha”. Dhe Vagner, që në dhjetor ishte përjashtuar nga ndeshja me Pistons, tha: “Do që të mbrosh shokun e skuadrës dhe në të njëjtën kohë të jesh profesinist. Nuk do vërtet që tëjesh në atë situatë, nuk është gjë e mirë. Brenda meje ka diçka që vlerëson skuadrën që qëndron e bashkuar”.

Ndeshja ishte e bukur, me Orlando që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë 20 topat e humbur nga kundërshtari. Te Magic ishte një ditë e keqe për titullarët, duke përfshirë edhe Paolo Bankero.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë