Ka ndodhur

Plas bombola e gazit në një banesë në Korçë, plagoset 40-vjeçari

Gazeta Si - Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Nr.17 në Korçë. Si pasojë e flakëve të marra është plagosur pronari 40-vjeçari K.Gj.

Ai ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë