Drejtësia

Plani për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka, lihet në burg Xhelal Rraja

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi këtë të premte masën "arrest me burg" për Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputeit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.

Gjatë seancës nëpërmjet avokatit të tij Elton Hyseni, ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë me argumentet se është i sëmurë. Në lidhje me akuzat dhe dyshimet e ngritura u deklarua i pafajshëm.

Ai u arrestua të mërkurën në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje e pjesëmarrje në grup kriminal.

Konkretisht bëhet fjalë për planifikimin e vrasjes së ish-deputetit Arben Ndoka. Akuza e ngritur nga SPAK ndaj Xhelal Rrajës, erdhi pas zbërthimit të aplikacioneve SKY dhe Encrochat, ku ai në bashkëpunim me persona të tjerë planifikonin kundrejt pagesës vrasjen e Ndokës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë